Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zavendëskryetari i komunës dhe Kryetari i Partisë së LPD-së z. Shqiprim Musliu ka reagur ndaj vendimit të ministrit Branko Ruzhiq, i cili njoftoi se ky vit shkollor do të fillojë më 1 shtator në të gjitha shkollat në Serbi me intonimin e himnit kombëtar serb. Ky është reagimi i z.Musliu Vendimi i fundit i ministrit të arsimit, shkencës dhe teknologjisë së Republikës së Serbisë në lidhje me intonimin e himnit serb nëpër shkolla me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, është tendencioz dhe në shpërputhje me kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës të Preshevës. Ministri serb duhet fillimisht të realizojë të drejtat e nxënësve shqiptarë për të mësuar me tekste shkollore në gjuhën shqipe. Serbia deri më tani nuk ka treguar gatishmëri për të plotësuar të drejtat e pakicave kombëtare, e posacërisht të shqiptarëve të Luginës, sa i përket shkollimit dhe njohjes së diplomave, ndërsa veprime të tilla si ky i fundit, minojnë respektimin e konventave ndërkombëtare që garantojnë ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shkollimin në gjuhën amtare. Nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës mësojnë në gjuhën shqipe dhe dëgjimi i një himni të një nacionaliteti apo etnie tjetër në ditën e parë të shkollës, është kundër vullnetit të tyre. Me këtë rast, i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që të reagojnë kundër një veprimi të tillë arbitrar, tendencioz dhe diskriminues të ministrit të arsimit, shkencës dhe teknologjisë të Republikës së Serbisë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Fillon realizimi i punimeve për rekonstruimin e rrugës Karagjorgje Petroviq dhe shëndrrim e saj në zonë për këmbësor Administrata komunale në Bujanoc , drejtorati për investime dhe zhvillim pranë Komunës së Bujanocit …