Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shteti që udhëhiqet nga presidenti Vladimir Putin po shpenzon miliarda rubla në shtetet e Ballkanit, duke tentuar ta pengojë anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Madje ekspertët amerikanë alarmojnë se Rusia dëshiron të provokojë një konfrontim të dhunshëm në mes të Kosovës e Serbisë, në mënyrë që ta diskreditojë projektin e shtetit më të ri në Evropë dhe ta ngatërrojë SHBA-në e NATO-n në mosmarrëveshjet rajonale. Se Rusia ka ndikim të madh në shtetin e tyre e pranon edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa. “Lidhjet më të forta me Rusinë i kanë ato shtete, të cilat nuk i kanë vënë sanksione Rusisë pas aneksimit të Krimesë, në këtë rast Serbia, siç kanë vepruar shtetet e tjera të botës”, shprehet Mustafa. Sipas tij, shteti në krye të së cilit qëndron Vladimir Putin lufton që vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s. Megjithatë, siç thotë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, vendet e Ballkanit nuk kanë alternativë tjetër përpos BE-së dhe NATO-s. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
KKSH:Forcon bashkëpunimin edhe me institucionet e republikës së Kosovës Kryetari Ragmi Mustafa dhe një delegacion nga Këshilli Kombëtar Shqiptar u mirëprit në takim …