Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafa ka thën se Këshilli Kombëtar Shqiptar është i përkushtuar në betejën për arsim cilësor dhe se kët vit shkollorë e fillojmë me 58 libra shkollor. Ky është njoftimi i plotë i z.Mustafa Këtë vit shkollor e fillojmë me 58 libra shkollor të listuar në katalogun e teksteve të lejuara për përdorim në shkollat fillore. Viti paraprak ishte një sukses i jashtëzakonshëm pas më se dy dekada në sigurimin e lejeve të përdorimit të Librave Shkollor nga Republika e Shqipërisë. Si dhe sigurimin fondit për shpërndarjen falas për nxënësit e shkollave fillore. Edhe pse sipas aranzhimit të vitit kaluar Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe shtëpia botuese “Albas” kanë kryer obligimet e aplikimit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik nuk ka proceduar me përmbylljen e këtij procesi për ciklin fillor dhe me lejimin e teksteve mësimore për shkollat e mesme. Ndërkaq, jemi në pritje të një përgjigje adekuate për vazhdimin e Iniciativës së vitit të kaluar në shpërndarjen e librave shkollor falas nga donatorët potencial. Në betejën për arsim cilësor mbetemi të përkushtuar. Mungesa e librit kishte vështirësuar filloristët arritjen e standardeve më të larta edukativo-arsimore. Zgjidhja gjithëpërfshirëse në arsim e Luginës edhe më tej duhet të jetësohet në marrëveshjet bilaterale, në kuadër të ndërtimit të marrëdhënieve për fqinjësi të mirë, në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndryshe edhe ky vit shkollor po fillon me sfida të shumta, edhe më i rënduar shkaku i pandemisë COVID-19 që kërkon zgjidhje kreative për të mos ndaluar mësimin. Apeloj tek të gjithë të ndërmarrin masat e nevojshme në të gjitha shkollat kundër koronavirusit sipas rekomandimeve të ekspertëve mjekësor. Këshilli Kombëtar Shqiptar është në gatishmëri të plotë të ndihmoj dhe asistojë shkollat shqipe në Luginë të Preshevës. Asnjë kërkesë e rekomandim qoftë edhe nga ministria përkatëse për shkollat në gjuhën shqipe, në rast se është në kundërshtim me kultivimin e identitetit kombëtar e kulturorë a fetar nuk i obligon zbatimin për deri sa nuk është e paraparë me statutin e shkollave dhe ligjin përkatës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
zv.Kryeministri Bislimi ka pritur sot në takim deputetin Kamberi Zv.Kryeministri i parë i Kosovës z.Besnik Bislimi ka pritur sot në takim deputetin e …