Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa ka thën se Programi i ” Zyrës për Luginën e Preshevës” hap i rëndësishëm në ushtrimin e përgjegjësive dhe obligimeve shtetërore të qeverisë së Kosovës. Për herë të parë Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar funksionalizimin e plotë të “Zyrës për Luginën e Preshevës” dhe vënia e themeleve të mirëfillta për punë programore dhe sistematike në adresimin e çështjeve të përcaktuara bashkërisht me përfaqësuesit e Luginës e në veçanti me Këshillin Kombëtar Shqiptar. Sipas urdhëresës së lëshuar ndaj ministrive përkatëse nga Kryeministri i Kosovës, “Zyra për Luginën e Preshevës” do të realizojë Programin e Punës 2021, si: implementimi i përgjegjësive të dhëna me vendimin për themelimin e saj, dhe të mbështetura në nevojat e popullatës shqiptare në Luginë me afate të qarta kohore për vitin 2021 në 36 aktivitete programore si në vijim: Janar: 1. Funksionalizimi i plotë i Zyrës (emërimi I Drejtorit dhe dy asistentëve profesional / administrativ). 2. Takimi inagurues: Drejtori i Zyrës fton në takim liderët politikë të Luginës, paraqet planin e punës së Zyrës, ofron bashkëpunim në emër të ZKM-së. 3. Takim informues me OJQ-të, organizatat rinore, sportive, dhe të artit e kulturës nga Lugina e Preshevës. 4. Takim informues me Përfaqësuesit e mediave shqiptare nga Lugina. 5. Hartimi i Listës së Kontakteve për të gjithë krerët e partive e lëvizjeve politike ne Luginë’ zyrtarëve politik shqiptarë lokal dhe nacional, OJQ-ve, organizatave rinore, sportive, kulturore dhe të artit. 6. Aktivitetet e përditshmin sipas vendimit të Kryeministrit për themelimin e Zyrës. Shkurt 7. Hartimi i propozimit për projektin studimor ‘Lugina e Preshevës: Një Sfidë që Kërkon Zgjidhje‘ i cili fakton gjendejen socio-ekonomike dhe politike në Luginën e Preshevës dhe krahason atë me pjesën tjetër të Serbisë, dhe me të drejtat që gëzojnë minoritetet në Kosovë. 8. Hartimi i Dokumentit Strategjik për Avokim (lobim) për të drejtat e shqiptarëve të Luginës tek Institucionet ndërkombëtarë evropiane (OSBE, CoE etj.). 9. Vazhdim İ bashkëpunimit në mes të përfaqësueseve të Luginës së Preshevës dhe lobit shqiptar në SHBA për ngritjen e çështjes së Luginës tek autoritetet relevante amerikane, si vazhdimësi e përpjekjeve tanimë prej dekadash të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane për Luginën. 10. Hartimi i strategjisë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Luginën e Preshevës 11. Aktivitetet e përditshme sipas vendimit të Kryeministrit për themelimin e Zyrës. Mars-Prill 12. Hartimi i nismës legjislative për të lehtësuar procesin e pajisjes me dokumente të İdentitetit dhe shtetësisë për banorët e Luginës që kanë vite që jetojnë në Kosovë, por ende nuk janë pajisur me dokumentet përkatëse. 13. Rishikimi dhe funksionalizimi i të gjitha Memorandumeve të Bashkëpunimit të arritura më herët në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës. 14. Bashkëpunimi me tö gjitha Universitetet Publike e Private në Kosovë për të siguruar Memorandume Bashkëpunimi për ofrimin e vendeve të caktuara dhe garantuara për studentë nga Lugina e Preshevës. 15. Përpilimi i Strategjisë dhe Rregullores për Mbështetje Financiare përmes Granateve për OJQ- të lokale shqiptare në Luginën e Preshevës për projekte në sferën e artit, kulturës, rinisë, sportit dhe multimedias. 16. përpilohet lista dhe sasia e librave Qeveria e Kosovës iu ofron bibliotekave lokale, cilat dorëzohen deri në fund të prillit 2021. 17. Përgatitja e propozimit për Kuvendin e Kosovës për themelimin e te Grupit Joformal Deputetëve Kuvendit të Kosovës për Luginën e Preshevës dhe strategjinë e veprimit. 18. Lehtësimi përfshirjes së shqiptarëve Luginës së Preshevës në regjistrimin popullsisë të Serbisë, që planifikohet të behët në prill 2021 19. Aktivitetet përditshme sipas vendimit të Kryeministrit për Zyrën. Qershor – Gusht 20. Organizimi I Konferencës së Komunave të Rajonit për Bashkëpunim Ndërkufitar, me qëllim të participimit dhe përfitimit mbështetjes financiare nga BE, respektivisht fondet e bashkëpunimit ndërkufitar. 21. Në bashkëpunim me përfaqësuesit e qeverive komunale të Luginës, përgatitet lista e projekteve kapitale për prezantim e përkrahje tek Qeveria e Kosovës 22. Fillon bashkëpunimi konkret me OJQ-të e Luginës dhe përkrahja për projektet e tyre të përzgjedhura për financim sipas Rregullores për Mbështetje Financiare përmes Granateve për OJQ- të e Luginës. 23. Prezantohen Memorandumet e Bashkëpunimit e arritura me Universitetet Publike dhe Private të Kosovës, për vendet e garantuara dhe bursat e siguruara për studentët nga Lugina për vitin akademik 2021/22 24. Finalizohet projekti studimor “Lugina e Preshevës: Një Sfidë që kërkon Zgjidhje” i cili publikohet dhe promovohet në një qendër universitare me renome botërore në SHBA. 25. Përgatitet lista dhe sasia e teksteve shkollore që dhurohet për nxënësit e ciklit të arsimit fillor dhe të mesëm të Luginës së Preshevës. 26. Përgatitet Programi për të Rinjtë e Luginës se Preshevës, përmes të cilit institucionet dhe bizneset private ofrojnë punë praktike për të rinjtë e Luginës. 27. Aktivitetet përditshme sipas vendimit të Kryeministrit për Zyrën. Shtator-Nëntor 28 Kopje te studimit “Lugina e Preshevës: Një Sfidë që kërkon Zgjidhje” me një letër përcjellëse nga Kryeministri, I dorëzohet të gjithë Anëtarëve të Kongresit dhe Senatit të SHBA, eurodeputetëve dhe udhëheqësve të organizatave ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut. 29. Dërgohen tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë . 30. Finalizohen procedurat e aplikimit dhe pranimit te studenteve shqiptar të Luginës ne Universitetet e Kosovës në bazë të Memorandumeve te Bashkëpunimit të arritura me herët. 31. Organizohet Konferenca e Parë Vjetore për Luginën e Preshevës. Nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit, ku pjesëmarrës janë krerët Institucionalë te Kosovës dhe Shqipërisë dhe ata nga Lugina, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit të Prishtinës dhe Tiranës me Luginën. 32. Aktivitetet e përditshme sipas vendimit te Kryeministrit për themelimin e Zyrës. Nëntor-Dhjetor 33. Hartimi i strategjisë dhe planin konkret te implementimit për bashkëpunim në sferën e shëndetësisë primare dhe sekondare. 34. Organizohet Takimi i Pare i Donatorëve për Luginën e Preshevës, ku përfaqësuesit e Luginës ata te qeverisë lokale si dhe të bizneseve vendore — ofrojnë programet e tyre zhvillimore dhe kapitale para pjesëmarrësve, me rolin kyç që duhet te ketë diaspora dhe veçanërisht rrjetet e biznesit të diasporës shqiptare. 35. Përgatitet dhe prezantohet Raporti i Parë Vjetor i Zyrës për Luginë . 36. Aktivitetet e përditshme sipas vendimit te Kryeministrit për themelimin e zyre. (P. S. Realizimi i kërkesës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës për marrjen e obligimeve dhe detyrime nga Republika e Kosovës nën ombrellën institucionale e shtetërore është adresuar vazhdimisht nga Platforma Politike 2006. Injorimi dhe adresimi i kritikave ndaj Qeverisë së Republikës Kosovës e të Shqipërisë nga ana tjetër thurrja e lëvdatave Qeverisë së Serbisë që ushtron diskriminim sistematik flet për profilin e Juaj). #Lugina #InteresateShqiptarëve #Shqipëri #Kosova #mekanizmaMbeshtestes #realizimZotimesh #StopMegalomanis Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Trumpi i shkruan letër Thaçit: Pres që në Shtëpinë e Bardhë ta festojmë marrëveshjen historike Kosovë-Serbi Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar një letër presidentit Hashim Thaçi, në të …