Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, thotë se po punojnë për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave politike e sidomos atyre që janë diskriminuese për shqiptarët në Luginë. Ka folur për çështjen e arsimit që mbetet problem i pazgjidhur në Luginë dhe ndihmën që marrin nga Kosova e Shqipëria, porse, të dyja këto vende, thotë se do të mund të kishin bërë më shumë për shqiptarët në Luginë të cilët diskriminohen e shpesh konsiderohen armiq. Kur flet për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se paqe mes tyre s’mund të ketë nëse nuk përfshihet edhe Lugina. Në Intervistën, Mustafa rithekson se përdorimi i teksteve në gjuhën shqipe vazhdon të mbetet problem për shqiptarët në Luginën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, por thotë se po punojnë në vazhdimësi në këtë aspekt. “Është një problem dekadësh. Kemi filluar një fushatë avokimi me ndërkombëtarët për këtë çështje madje kemi pasë takim edhe me ministrin e Arsimit në Serbi Mladen Sharçeviq dhe ministren e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini. Jemi angazhuar për një memorandum mirëkuptimi me të dyja këto Republika. Duhet të gjendet një zgjidhje në Luginë pasi është e papranueshme që nxënësit shqiptarë atje të mos kenë tekste mësimore. Fëmijët atje po diskriminohen nga mazhoranca”, tha Mustafa. Në mandatin e tij si kryetar i KKSH-së, Mustafa është zotuar se do ta përmbushë premtimin për sigurimin e teksteve në shqip. “Edhe në fushatat e mia çështje qenësore ka qenë edukimi. Në kuadër të memorandumit që përmenda, do të jenë tri tema: Sigurimi i teksteve mësimore për shkolla fillore dhe të mesme, njohja e diplomave dhe njohja e ngritjeve profesionale. Përfundimisht, shohim një dritë në fund të tunelit, megjithatë shohim edhe dozën e skepticizmit sepse kjo s’varet vetëm nga ne. Por, me ligj Ministria e Arsimit të Serbisë është e obliguar t’i sigurojë tekstet mësimore”, tha Mustafa. Kryetari i Këshilli ,theksoi se për shkollat e mesme për nxënësit shqiptarë në Luginë, është vetëm një tekst mësimor, “Gjuha Shqipe dhe Letërsia”, e një tjetër mori librash u mungon shkollave fillore. Mustafa tregon se në Luginë, do të shkojnë edhe libra shqip që prekin drejtpërdrejtë identitetin kombëtar. “Historia, gjeografia, muzika, arti figurativ, janë më sensitive dhe prekin më shumë identitetin kombëtar, por krahas kësaj, ashtu siç parashihet me ligj Këshilli ynë do t’i përgjigjet me kompetenca sa i përket 30% të teksteve mësimore që duhet t’i bashkëngjiten nxënësve në Luginë”, tha ai. Mustafa thotë se Kosova e Shqipëria duhet të ndihmojnë më shumë shqiptarët e Luginës Ka kujtuar tendencat nga Kosova për të dërguar libra në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës, libra këto që për një kohë të gjatë mbetën në mauna në kufi, dhe më pas u kthyen mbrapshtë. Kjo thotë se ishte në kuadër të marrëveshjes së proklamuar në Bruksel. “Shohim se Serbia nuk është e gatshme që këtë marrëveshje ta zhvillojë në normalizim. Dhe, e kemi parë mundësi dhe shpresë që Republika e Shqipërisë ta ndihmojë këtë proces”, tha Mustafa. Por Mustafa thotë se megjithatë, Kosova e Shqipëria, mund të bëjnë më shumë për t’iu ndihmuar shqiptarëve në Luginë. Flet gjithashtu për shuarjen e fondit për shqiptarët në Luginë, dhe edhe pse kanë pasur kërkesa për ta funksionalizuar këtë fond, nuk ka marrë përgjigje nga asnjëra qeveri. “Me qeverisjen e re, qysh në fillim kur u mbajt në Pejë mbledhja e dy qeverive e Republikës së Shqipërisë e Republikës së Kosovës, u kemi dërguar një letër të përbashkët me ç’rast kemi kërkuar që të funskionalizohet fondi për Luginën e Preshevës. Ai fond ishte themeluar në mbledhjen e parë të dy qeverive në Prizren. Që atëherë që janë derdhur 100 mijë euro për çështjen e maternitetit në Preshevë, fondi është shuar. U kemi kërkuar dhe kërkojmë në vazhdimësi që të riformësohet, por deri sot, s’kemi marrë përgjigje nga asnjëra qeveri”, tha Mustafa. Është kruciale, thotë Mustafa, që Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës të kenë sensivitetin për shqiptarët në Luginën e Preshevës. “Në disa raste edhe nga Kosova janë financuar me 30-40 mijë euro rinovimi i një shkolle, e gjëra tjera, por megjithatë, konsideroj se janë projekte shumë të vogla. Qeveritë e të dy vendeve do të duhej të kenë një qasje strategjike për shqiptarët në Luginë. Nuk e kërkojmë nivelin që ka Serbia për serbët në Kosovë që nga 300 milionë deri 400 milionë derdhin para për serbët në Kosovë, megjithatë Shqipëria e ka obligim kushtetues e Kosova, edhe obligim moral për t’u përkujdesur për pozitën e shqiptarëve në Luginë”, tha Mustafa. Në fund, Mustafa foli për mundësinë që Lugina t’i bashkohet Kosovës. “Zgjidhja më e mirë për shqiptarët në Luginë do të ishte bashkimi me Kosovën. Në një marrëveshje me Kosovën e Serbinë duhet domosdoshmërish të përfshihet Lugina. Çështja e Luginës është fakt i pamohueshëm. Shqiptarët në Luginë konsiderohen si element i huaj dhe armiqësor i shtetit. Çfarëdo zgjidhje që vjen në fund e që nuk preket edhe çështja e Luginës, nuk do të krijonte paqe mes Kosovës e Serbisë”, tha Mustafa. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Të paktën 12 persona të vdekur në Amerikë, nga i ftohti polar Ngrirja e thellë e Arktikut vdekjeprurës që shkaktoi kërdi në të gjithë Shtetet e …