Faqja Kryesore Botë Të paktën 12 persona të vdekur në Amerikë, nga i ftohti polar

Të paktën 12 persona të vdekur në Amerikë, nga i ftohti polar

2 Min e Lexuar
0
0
41

Ngrirja e thellë e Arktikut vdekjeprurës që shkaktoi kërdi në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lënë të paktën 12 të vdekur me temperatura të ulëta rekord që ndaluan shërbimet postare dhe anulimin e më shumë se 2 mijë e 600 fluturimeve.

Dy vetë vdiqën në Detroit të Miçiganit pasi temperaturat filluan të pluksoheshin të martën vonë pasi parashikuesit paralajmëruar temperatura më të ulëta në histori, duke thënë se do jenë kërcënuese për jetën.

Policia gjeti trupin e një njeriu përgjatë rrugës nga shtëpia e tij në zonën e Detroit të mërkurën. Ai nuk kishte një kapelë apo doreza dhe nuk ishte veshur për temperatura nën zero. Një burrë 70-vjeçar gjithashtu u gjet i vdekur në Detroit, përpara shtëpisë së një fqinji të  mërkurën.

Gerald Belz, 18 vjeçar nga Universiteti i Iowa-s, u gjet jashtë një ndërtese akademike rreth orës 3 të mëngjesit të së mërkurës. Ai u deklarua më vonë i vdekur në një spital lokal.

Në Midwest  kanë vdekur 5 persona.

Një burrë u godit nga bora në Çikago, një nëntë vjeçar vdiq në Iowa dhe një çift gjetën vdekjen kur pësuan aksident për shkak të borës së madhe në veri të Indianas.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se temperaturat e ngrirjes do të bëhen më të rrezikshme.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë