Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka prublikuar fjalimin e sotëm, drejtuar Nënkomisionit të të Drejtave të Pakicave të Asamblesë parlamentare të Këshillit Evropës, të mbajtur në Novi Sad “Më lejoni të theksoj se të gjitha të dhënat empirike dhe statistikore dëshmojnë se nuk ka pasur përmirësime të dukshme në dy fushat kryesore nga marrëveshjet për paqe në mes të liderëve politik të shqiptarëve dhe shtetit Serb: integrimin gjithëpërfshirës i shqiptarëve (të drejtat e tyre kolektive) dhe zhvillimin socio-ekonomik. Andaj, pasi që Qeveria e Republikës së Serbisë nuk tregon realisht gatishmëri dhe vullnet politik për integrimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si dhe për ta reformuar kuadrin kushtetues dhe ligjor, që do ta përmirësonte pozitën e minoriteteve në Serbi dhe shqiptarëve në veçanti. Qeveria e Republikës së Serbisë nuk po i jetëson tri marrëveshjet që i ka firmosur me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës më vitet 2001, 2009 dhe 2013 me prani ndërkombëtare, ne shpresojmë që procesi i integrimeve evropiane do ta nxisë Serbinë që t’i plotësojë të gjitha standardet evropiane sa i përket të drejtave individuale dhe kolektive. Por, duke qenë në fakt komuniteti shqiptar i përjashtuar nga dialogu me Qeverinë e Serbisë nga viti 2013; dhe duke pasur parasysh se një mori problemesh të shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë pjesë përbërëse e kontekstit Kosovë-Serbi, ne jemi thellësisht të bindur se çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë temë e trajtuar në tavolinën e negociatave për marrëveshjen e mundshme përmbyllëse midis Prishtinës dhe Beogradit. Përfshirja e çështjes së Luginës së Preshevës në marrëveshjen përmbyllëse është garancë për paqe të qëndrueshme dhe për paqe në mes popujve e midis popujve në rajon.” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shtimi i forcave ushtarake me makineri të rënd luftarake në pik kalimin kufitar në fshatin Dobrosin Ushtria serbe në gjendje gatishmerie ne Luginën e Preshevës blindon pik kalimet kufitare me …