Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti, Martti Ahtisaari, i cili mori çmimin Nobel për Paqen për veprën e tij të jetës, ka vdekur. Ish-ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ka vdekur të hënën më 16 tetor në orën 6:40 në Helsinki. Ahtisaari lindi më 23 qershor 1937 në Vyborg dhe ishte 86 vjeç kur vdiq. Martti Ahtisaari ishte presidenti i dhjetë i Finlandës në vitet 1994–2000. Në vitin 2008, Ahtisaari, i cili në atë kohë ishte 71 vjeç, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për karrierën e tij si ndërmjetës për paqen që zgjati më shumë se tre dekada. Ndërsa një vit më parë, më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd. Ky propozim ishte edhe nisma e krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Edhe pse plani u dorëzua, gjatë gjithë kohës mendohej se Martti Ahtisaari do të propozojë pavarësi të kushtëzuar, por pa përmendur fjalën pavarësi. Ky dokument së pari iu dorëzua Beogradit, e pak orë më vonë Ahtisaari mbërriti edhe në Kosovë. Sipas Ahtissarit dhe ekipit të tij, synimi i propozimit të gjithanshëm për marrëveshjen mbi statusin e Kosovës ishte të përcaktojë kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që është e mundshme, e mbështetshme dhe e stabilizuar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Trumpi thotë se Grenelli do ta vazhdojë angazhimin në bisedimet Kosovë-Serbi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se i dërguari …