Sot e (hënë) në Tiranë, do të mbahet Samiti i Berilinit me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit, përveç kancelarit gjerman Olaf Scholz, do të jenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së si Charls Michell, kryetar i Këshillit Evropian dhe Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Në këtë takim do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional.

Sipas, agjendës nga ora 11:00 do të jetë pritja e liderëve, ndërsa në orën 11:30 do të jenë fjalët hapëse. Në ora 12:00 do të nis sesioni i parë i punës, e në ora 12:00 do të nisë sesioni i dytë i punës.

Në ora 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional, e në ora 17:45 do të mbahet konferenca për media.

Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa që pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe liderët tjerë të rajonit.

Në këtë takim, siç ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë drekës së punës do të diskutohet edhe për raportet fqinjësore, ndërsa ka mohuar mundësinë që të ketë një takim të veçantë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe asaj të Serbisë, Ana Bërnabiq.

Shqipëria, vendi i parë nikoqir i Samitit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së

Kancelari gjerman në nëntor të vitit ta kaur kur ishte mbajtur takimi i fundit i Samitit të Berlinit, kishte konfirmuar se takimi i ardhshëm do të mbahet në Tiranë.

Ai kishte thënë se ky është një mesazh i Gjermanisë dhe BE-së për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe familjes evropiane. Prandaj gëzohem që Rama ra dakord për të zhvilluar më 16 tetor Samitin e Procesit të Berlinit, për herë të parë prej 10 vitesh në një shtet të Ballkanit Perëndimor”, ishte shprehur Scholz.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, ishte shprehur se mbajtja e këtij samiti është historike.

“Këto ngjarje të mëdha ndërkombëtare të pandodhura kurrë më parë në Shqipëri, të paimagjinueshme deri disa kohë më parë për t’iu besuar një qeverie të Shqipërisë, janë domethënëse për shkallën e respektit që Shqipëria ka fituar ndërkombëtarisht. Ne mbetemi një vend i vogël, me hallet e problemet tona që duan kohën, durimin e punën tonë për t’u zgjidhur, por ne sot kemi fituar respekt duke u dhënë të gjithëve respekt, por edhe duke kërkuar respekt nga të gjithë”, ishte shprehur Rama.

Marrëveshjet e nënshkruara në takimin e fundit

Në nëntor të vitit të kaluar liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kishin nënshkruar tri marrëveshje në kuadër të Samitit të Berlinit.

“Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor. 2. Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor. 3. Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Evropën Qendrore 3/11/2022.
Marrëveshja për lëvizje të lirë i mundësonte qytetarëve të Kosovës lëvizjen vetëm me letërnjoftime në Bosnje dhe anasjelltas, pasi këto dy vende nuk kishin një marrëveshje të tillë.

Por, e cila ka mbetur pa u zbatuar, pasi Bosnja e Hercegovina nuk ka ratifikuar këtë marrëveshje, ndërsa Kosova po.

Kryeministri Kurti javë më parë ka kritikuar Bosnjën për mosmiratim të kësaj marrëveshje.

Proces i Berlinit është një format i takimeve vjetore të iniciuara nga Qeveria gjermane qysh në vitin 2014, kur në Berlin është mbajtur një konferencë për Ballkanin Perëndimor.

Qëllim i tij është të forcojë bashkëpunimin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor dhe të përshpejtojë integrimin e tij në BE.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme