Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pas një insistimi shumë të gjatë, dhe duke gjetur mirëkuptimin dhe gatishmërinë e re nga Qeverisja e re në Preshevë, sot u bë inaugurimi i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë në prezencë të zyrtarëve të KNSH-së, deputetit popullor Shaip Kamberi, kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, Zv kryetari Ragmi Mustafa, kryetaret e kuvendeve komunale Sami Salihu dhe Enver Ramadani dhe shumë mysafir të tjerë. E që tani ky institucion është i shtrirë në të tria komunat e Luginës së Preshevës. Me këtë, Këshilli Kombëtar Shqiptar po bënë përmbushjen e të gjitha zotimeve të dhëna. Në fjalën përshëndetëse, kryetari Ragmi Mustafi deklaroi se zyra në Preshevë është dashur të hapet shumë më herët por për fat të keq Presheva kishte një qeverisje që nuk e donte këtë insitiucion të shqiptarëve andaj pas ndryshimeve që ndodhën në Preshevë u bë e mundur hapja e zyres. Falënderojmë të gjithë ata që janë angazhuar, e po angazhohen vazhdimisht që përmes këtij institucioni të ngrisin çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ambasadori italian në Beograd: Qeveria e re e Kosovës duhet ta heqë taksën Ambasadori italian në Serbi, Carlo Lo Cascio ka dërguar një porosi për Qeverinë e …