Pas një insistimi shumë të gjatë, dhe duke gjetur mirëkuptimin dhe gatishmërinë e re nga Qeverisja e re në Preshevë, sot u bë inaugurimi i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë në prezencë të zyrtarëve të KNSH-së, deputetit popullor Shaip Kamberi, kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, Zv kryetari Ragmi Mustafa, kryetaret e kuvendeve komunale Sami Salihu dhe Enver Ramadani dhe shumë mysafir të tjerë.

E që tani ky institucion është i shtrirë në të tria komunat e Luginës së Preshevës.
Me këtë, Këshilli Kombëtar Shqiptar po bënë përmbushjen e të gjitha zotimeve të dhëna.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari Ragmi Mustafi deklaroi se zyra në Preshevë është dashur të hapet shumë më herët por për fat të keq Presheva kishte një qeverisje që nuk e donte këtë insitiucion të shqiptarëve andaj pas ndryshimeve që ndodhën në Preshevë u bë e mundur hapja e zyres.

Falënderojmë të gjithë ata që janë angazhuar, e po angazhohen vazhdimisht që përmes këtij institucioni të ngrisin çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme