Sipas Ministrisë së ekonomisë, shumë kompani kanë pësuar dëme të mëdha materiale për shkak të protestave të vazhdueshme.
Dëmet që i janë shkaktuar shtetit vlerësohen të jenë rreth 28 milion euro.Gjatë protestës, 10 persona vdiqën dhe rreth 1,000 u plagosën ndërkaq u arrestuar rreth 4.340 njerëz.
Protestat antiqeveritare të “xhaketave të verdha” kanë ndikuar më së shumti në rënien e nivelit të rritjes ekonomike si dhe mungesën e sigurisë së bizneseve.Lëvizja “xhaketat e verdha” mban emrin sipas xhaketave të sigurisë, të cilat duhet ti posedojnë të gjithë shoferët në Francë.
Protestat filluan në mesin e nëntorit dhe u nxitën nga një rritje e tarifës për karburante.