Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Komuna e Bujanocit, ka nënshkruar 97 kontrata me ndërmarrësit lokal nga Bujanoci,vlenë të theksohet se për tri vjet Komuna e Bujanocit ka subvencionuar 250 biznese me vlerë prej 30 milionë dinarëve. Kryetari Shaip Kamberi, nëpërmjet një postimi në facebook, ka ripërsëritur se do të mbetet i përkushtuar në përkrahje të bizneseve lokale. “U nënshkruan 97 kontrata me bizneset e vogla nga territori i Komunës së Bujanocit. Ketë vit, kemi parapa 10 milionë dinarë për përkrahje të 97 bizneseve nga Bujanoci, ndërsa për tre vjet kemi subvencionuar rreth 250 biznese të vogla në total prej 30 milionë dinarëve. Shifra këto shumë të kënaqshme krahasuar me vitet paraprake të subvencionimit të biznesit lokal. Edhe më tej mbetem i përkushtuar se ndërmarrësit duhen të përkrahen, sikur që pata premtuar se do të mbështes çdo iniciativë të mirëfillt për vetëzhvillim” – ka shkruar Kamberi në facebook. Ky është viti i tretë që Komuna e Bujanocit, ndanë shuma serioze prej 10 milionë dinarëve për përkrahje të biznesit të vogël lokal nga Bujanoci. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shkon në mbi 21 mijë shifra e të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri Në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 17674 dhe numri …