Në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 17674 dhe numri i të plagosurve është 72879, ka thënë të enjten nënpresidenti Fuat Oktay, shkruan CNN, transmeton klankosova.tv

Në Siri, të paktën 3377 njerëz u vranë, përfshirë 2030 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha – dhe 1347 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas medias shtetërore siriane.

Numri i personave të lënduar në Siri në të gjitha territoret e prekura u rrit në 5245—2295 në zonën e kontrolluar nga qeveria dhe 2950 në zonën e kontrolluar nga rebelët.

Të paktën 78124 njerëz në Siri dhe Turqi u plagosën pas tërmeteve, sipas shifrave nga qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme