Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i kanë reaguar emisarit për dialogun Kosovë-Serbi të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i cili të mërkurën kur u pyet në një tryezë diskutimi për liberalizimin e vizave për kosovarët mes tjerash tha “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”. Kusari-Lila dhe Çitaku e kanë quajtur arrogant Lajçakun, teksa shefja e GP të LVV-së, ka thënë se nëse atij nuk i pëlqen puna e tij, ndoshta do të ishte më mirë të shkonte diku tjetër. “Një moment për t’iu përgjigjur Miroslav Lajçakut, nëse nuk e doni punën tuaj, ndoshta më mirë është të shkoni diku tjetër. Çfarë deklarate arrogante nga dikush që supozohet të ndihmojë dy shtete për tu afruar me Bashkimin Europian dhe të mos shikoj tutje”, shkruan Kusari-Lila. Arrogant e ka quajtur edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. “Arrogant. Ekstremisht arrogant. Zgjerimi nuk është projekt altruist. Për më tepër, nëse Bashkimi Evropian dështon në fqinjësi, atëherë si presin burokratët e BE-së, të merren seriozisht me vende më të largëta dhe shumë më komplekse”, shkruan Çitaku. Ndryshe gjatë të mërkurës, Samir Behariq, hulumtues në Forumin Ballkanik, ka thënë se emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, është përgjigjur në mënyrë arrogante kur ia ka parashtruar pyetje për liberalizimin e vizave për Kosovën. “E pyeta Lajçakun se pse liderët e Ballkanit Perëndimor duhet t’iu besojnë premtimeve të BE-së, përderisa BE-ja ka dështuar që të liberalizojë vizat për Kosovën dhe të nisë bisedimet për pranimin e Maqedonisë së Veriut. Përgjigjja e tij ishte e neveritshme: “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, ka shkruar Behariq në Tëitter, transmeton Telegrafi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shtatori i nxehtë për Kosovën, a do të rrëzohet qeveria në shtator? Në fillim të shatorit të këtij viti qeveria “Haradinaj” mbush dy vjet prejse është …