Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nesër në Bujanoc vazhdon dialogu mbi “planin 7 pikësh” ndërmjet Beogradit dhe Luginës së Preshevës Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Social, në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, organizon dialog social të dytin me radhë, lidhur me Planin 7 pikësh për integrimin e shqiptarëve në institucionet republikane. Dialogu do të mbahet në Bujanoc, më 11 mars (nesër), me fillim prej orës 11:00h, në objektin e Fakultetit Ekonomik në Suboticë – Dega në Bujanoc, rr. Karagjorxha Petrovica b.b. Në pjesën hyrëse të dialogut do të flasin ministrja për të drejtat e njeriut dhe pakicat dhe dialogut social Gordana Çomiq, ministrja e drejtësisë Maja Popoviq, ministrja e punës, punësimit, veteranëve dhe çështjeve sociale Darija Kishiq, sekretari shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë Mirsad Gjerlek, ushtrues detyre i ndihmës ministrit për Ndërtim, Transport dhe Infrastrukturë, Alleksandar Adamoviq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare, Ragmi Mustafa dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Braatu. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bota kthen sytë kah qendra bërthamore e Kim Jong-un, imazhet satelitore tregojnë se çfarë po ndodh aty (Foto) Imazhet satelitore tregojnë se Koreja e Veriut ka filluar çmontimin e objekteve të rëndësishme, …