Faqja Kryesore Argëtim Stil & Trend Nga bregdeti i jugut tek alpet në veri, media suedeze i bën jehonë Shqipërisë

Nga bregdeti i jugut tek alpet në veri, media suedeze i bën jehonë Shqipërisë

6 Min e Lexuar
0
0
408

Kreu i qeverisë Rama  e ka nisur mëngjesin e sotëm duke ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një shkrim që media suedeze i dedikon vendit tonë.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë tjetër vlerësim të Shqipërisë si një destinacion turistik për të mos u humbur gjatë kësaj vere, botuar në median suedeze, ju uroj një javë të mbarë“, shkruan Rama.

A keni plane për të vizituar Shqipërinë? Është një destinacion interesant që po bëhet gjithnjë e më popullor vitet e fundit!, shkruan faqja e njohur turistike sweedishnomad.com.

Ne mund t’ju ofrojmë këshilla të vlefshme në lidhje me hotelet, shëtitjet, pikat turistike, ushqimin, fluturimet e shumë më tepër se kaq! Ky shkrim do të përditësohet dhe qëllimin ynë është t’ju ofrojmë një guidë udhëtimi për Shqipërinë.

                            

                           

Destinacionet kryesore turistike në Shqipëri

SARANDA

Ky është një nga destinacionet më të njohura në Shqipëri dhe gjithashtu një nga destinacionet më të zhvilluara turistike. Afërsia me Ksamilin, Butrintin dhe Syrin e Kalter si dhe me pjesën veriore të Rivierës Shqiptare, e bëjnë ideale si pikë nisjeje.

Përgjatë detit do të gjeni një bulevard të mrekullueshëm, afër plazhit me bare dhe restorante. Ka edhe dyqane dhe plazhe, por arsyeja kryesore për të ardhur këtu është ndoshta shumëllojshmëria e hoteleve.

DHËRMIU DHE HIMARA

Midis Durrësit dhe Sarandës gjenden dy vende të mrekullueshme me plazhe fantastikë. Afër plazhit të Dhërmiut do të gjeni plazhin e famshëm të Gjipesë, për të cilin thuhet se është një nga plazhet më të mira në Shqipëri!

TIRANA

Nëse dëshiron të kombinosh pushimet me një qytet më të madh, mund t’ju duket me interes të vizitoni kryeqytetin. Këtu ka jetë nate plot gjallëri dhe do të ndesheni me një eksperience krejt tjetër nga jugu i vendit. Nëse jeni duke vizituar pjesën veriore, do ishte mirë të fluturonit direkt për në Tiranë.

KSAMILI

Ksamili është një nga destinacionet turistike më popullore dhe gjendet rreth 30 minuta larg qytetit të Sarandës. Këtu ju presin disa nga plazhet më të mira të Europës me ujë të kristaltë në ngjyrë smeraldi dhe rërë të bardhë. Ka disa gjire të vegjël ku mund të bëni plazh. Ky destinacion popullohet shumë në korrik dhe gusht.

Nuk duhet të lini pa vizituar katër ishujt ku mund të zhyteni me tub ajrimi, të bëni banjo dielli dhe të shijoni ujin e kristaltë.

DURRËSI

Një tjetër destinacion popullor në Shqipëri, i cili shtrihet më në veri përgjatë rivierës shqiptarë. Nëse doni diell dhe det, ky është një vend fantastik ku mund të shkosh. Është shumë afër kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

ALPET SHQIPTARE

Nëse ju pëlqen të shkoni për hiking dhe të akomodoheni pranë familjeve vendase, Alpet Shqiptare rekomandohen nga shumë turistë vecanërisht Thethi si pikënisje. Një fshat malor tepër komod ku mund të shijosh kulturën dhe natyrën shqiptare.

PLAZHET POPULLORE NË SHQIPËRI

Ka shumë plazhe vogla dhe të futura në Shqipëri që nuk duhen lënë pa vizituar, por për ta pasur më të lehtë unë kam listuar disa nga plazhet më popullorë si për fillim.

Ndërkohë, aktivitetet më të zakonshme për turistët janë shëtitjet, alpinizmi, kajaku, çiklizmi, rafting, lundrimi, zhytjet me tub, hedhjet me parashutë apo skitë./ATSH

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Stil & Trend