Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Të gjitha baret dhe restorantet në Belgjikë do të mbyllen për katër javë nga e hëna, me qëllim që të luftohet vala e dytë e pandemisë së coronavirusit, ku spitalet janë shumë afër bllokimit për shkak të numrit të madh të infektuarve. Qeveria belge gjithashtu ka vendosur të aplikojë një lloj orë policore nga ora 12 pas menatës deri në ora 5 të mëngjesit. “Coronavirusi po infekton vendin tonë në mënyrën më të rëndë. Javët e ardhshme do të jenë të vështira, por ne jemi detyruar të ndërmarrim këto masa për të shmangur më të keqen”, ka deklaruar kryeministri belg Alexander De Croo gjatë një konference për media. Këto masa do të zgjasin për të paktën katër javë dhe nga 19 tetori do të hyjnë në fuqi, e pas dy javëve do të bëhet një lloj rivlerësimi i situatës pandemike në vend. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
NATO solidarizohet me SHBA-të, i lëshon flajmut në gjysëm shtizë në nderim të viktimave të sulmit terrorist Jens Stoltenberg do të bashkohet me përfaqësuesin e përhershëm Kay Bailey Hutchison në nderim …