Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme në mbledhjen e tretë ka vendosur që të zbus masat parandaluese në luftën ndaj COVID-19. Në bazë të Raportit të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc mbi gjendjen epidemiologjike në territorin e Komunës së Bujanocit si dhe të Raportit të Drejtoratit për punë të inspeksionit mbi ekzekutimin e kontrollit ndaj respektimit të zbatimit të masave mbrojtëse nga ana e qytetarëve dhe nga të gjithë punëdhënësit në territorin e Komunës së Bujanocit, është konstatuar se situata është më stabile, nën kontroll, është ulur numri i kontrollimeve mjekësore në Ambulancën covid dhe me këtë edhe numri i të sëmurëve, dhe se masat e ndërmarra mbrojtëse janë duke u respektuar në masë të duhur, andaj Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme vendosë këto masa: Kufizohet orari i punës i objekteve hoteliere që nuk kanë veranda dhe i objekteve hoteliere që kanë veranda, ashtu që këto objekte nuk do të ofrojnë shërbime gastronomike në pjesën e mballur të objektit si dhe në pjesën e hapur të objektit (verandë) nga ora 23:00, deri në ora 06:00 të ditës vijuese, 2. Ndalohet puna e lokaleve të bixhozit, bastoreve sportive, objekteve të lorëza të fatit, objektet/lokalet për argëtim dhe lojëra) nga ora 23.00 – 06.00. 3. Qytetarëve iu rekomandohet që tëvazhdojnë respektimin e detyrueshëm të masave të parapara që përkojnë: me mbajtjen e maskës, mbajtjen e distancës fizike dhe larjen e rregullt të duarëve. Masat nga pika 1 të këtij Konkluzioni do të aplikohen nga 22.08.2020. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës