Kryetari i Prishtinës, i cili ka mbetur pothuajse i vetmuar në udhëheqjen e tij, nuk ka realizuar asnjë premtim që e ka bërë. Nga një hulumtim i bërë, nga 81 premtimet e bëra Ahmeti nuk ka marrë mundimin as edhe 1 prej tyre të e realizoj.​
Premtoi se do t’i jepte krahë Prishtinës. Mori besimin e qytetarëve për një Prishtinë më ndryshe.

Në kuadër të fjalimeve për publikun, ai dha edhe shumë premtime. Premtime të cilat ende nuk i ka përmbushur.

Shpend Ahmeti, i cili kishte garuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka dalë fitues i zgjedhjeve për kryetar të Prishtinës, duke marrë edhe mandatin e dytë për ta drejtuar kryeqytetin.

Por, këtë mandat Ahmeti e ka filluar më qetë, atij nuk po i dëgjohet zëri, e aq më pak veprat.

“Prishtina , qytet i pastër” fuqishëm ka deklaruar shumë herë nëpër fushata, por që pikërisht kjo Prishtinë dita ditës po përballet me ajër të papastër.

Instituti GAP ka prezantuar premtimet e dhëna nga kryetarët e komunave të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale 2017, ndër to edhe premtimet e Ahmetit.

Nga 81 premtime, asnjëra prej tyre nuk është realizuar.

E si ka ndikuar largimi i tij nga Vetëvendosja

Kur Shpend Ahmeti foli për herë të parë nga largimi nga Vetëvendosja ai tha se zgjodhi këtë rrugë për t’u marrë me komunën si prioritet.

Përveç largimit nga Vetëvendosja, kryetarit të Prishtinës i ka humbur edhe mbështetja e anëtareve tjerë të cilët qëndruan në Vetëvendosje.

Asambleistet të cilët janë kundër Shpend Ahmetin, kanë bërë publike që nuk do të përkrahin as një ligj që ka të bëjë me kryeqytetin.

Përveç tjerash Ahmeti tani shihet edhe si kandidat për kryeministër nga deputetët e pavarur në Kuvend.

E ndërkohë rivali i tij, Arban Abrashi e ka çuar në Kushtetuese zgjedhjen e Shpend Ahmetit për Kryetar të kryeqytetit, pasi që siç thotë edhe ai ka ndodhur një manipulim i madh.

Më tutje Abrashi deklaron se ai ka mundur të parandalojë edhe punën e kryetarit Ahmeti, por që nuk e ka bërë këtë zgjedhje

I pyetur se pse, Abrashi ka thënë për t7 se “nuk doja të bllokoja kryeqytetin”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme