Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ambasadorët e Këshillit të BE-së sot kanë aprovuar tekstin e miratuar nga përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Europian për liberalizimin e vizave të Kosovës. Për këtë ka reaguar zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi, i cili tha se tashmë ky proces është në përfundim e sipër. “Sot është miratuar nga ambasadorët e BE-së teksti mbi liberalizimin e vizave për Kosovën. Një hap tutje, tejet i rëndësishëm, që do të pasohet me aprovimin formal të rregullores mbi heqjen e vizave nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së”. Por, sikurse edhe në hapat e mëhershëm ku kaloi procesi i liberalizmit në institucionet e BE-së, Bislimi mori merita. “Tashmë jemi drejt përfundimit të suksesshëm të këtij procesi të tejzgjatur për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sukseset e arritura nga Qeveria veçanërisht në sundim të ligjit, puna jonë e vazhdueshme me shtetet anëtare dhe mbështetja e partnerëve tanë strategjikë, ishin faktorë kryesorë në avancimin e këtij procesi që ishte bllokuar për vite me radhë”. Ai tha se me finalizimin e liberalizimit të vizave, Kosova do të jetë një hap më afër BE-së e proceseve të integrimit europian. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vjosa Osmani nuk do të kthehem më në LDK Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi të enjten se nuk do …