Botë Një zjarr i madh ka përfshirë Katedralen Notre Dame në Paris Nga Wikiliks U postua 16/04/2019 2 Min e Lexuar 0 0 59 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zjarri, fillimisht përfshihu papafingon e katedrales, monumentin historik më të vizituar në Evropë, tha një nga zjarrfikësit. Imazhe të shumta janë shpërndarë nëpër rrjete sociale të ndryshme, ku shihet tymi duke dalë nga pjesa e sipërme e katedrales. Sipas njoftimeve të para, zjarri është “potencialisht i lidhur” me rinovimin e ndërtesës, thanë zjarrfikësit. Zëdhënësi i katedrales ka bërë të ditur se zjarri është raportuar të këtë rënë rreth orës 17:50, ndërsa evakuimi ndodhi shpejt. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se është tejet i pikëlluar për djegien e “Notre Damet”. “Jam i pikëlluar të shoh sonte se si një pjesë e gjithë neve po digjet”, ka shkruar ai në Twitter. Këto imazhe të tmerrshme të Notre Dam në zjarr të trishtojnë. Notre Dam është një simbol i Francës dhe kulturës tonë evropiane. Ne jemi në mendime me miqtë francezë”, shkruan në “Twitter” zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert. Nga ana tjetër edhe ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, kishte vlerësuar pak më herët se ky zjarr ka prekur gjithashtu zemrat e gjermanëve. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Këta fruta përmirësojnë funksionimin e trurit tek të moshuarit Sipas një studimi të ri, konsumimi i frutave të thata është mënyra e …