Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq është e pakënaqur me mos respektimin e masave të Qeverisë për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit. Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq nuk ka përjashtuar mundësinë që sonte të vendosen masa edhe më drastike “më të forta” në parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit. Bërnabiq ka thënë se një numër i madh i qytetarëve të hënën nuk i ka marrë seriozisht këshillat dhe masat e Qeverisë dhe shtoi se gjendja duket më mirë sot, por ende nuk është mjaftueshëm e mirë, raporton “B92”, transmeton lajmi.net. “Nuk e përjashtoj mundësinë që sonte të marrim vendim për masa më të forta, drastike, sidomos për qytetarët e moshuar”, deklaroi ajo. Bërnabiq ka thënë se sot pasdite do të ketë takim me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe me partitë politike nga krahu i opozitës si dhe shtabin e krizës, pas së cilave do t’i drejtohet opinionit. Ajo ka konfirmuar se deri tani janë 65 persona të infektuar nga koronavirusi. Bërnabiq ka thënë se 31 persona janë në izolim shtëpiak, kurse të tjerët janë duke marrë mjekim në spital. Shumica janë në gjendje stabile kurse katër pacientë janë duke u trajtuar me respiratorë. “Ne gjatë këtyre ditëve kishim raste ku mbi 50 për qind të pacientëve janë në izolim vullnetar, kurse tani 48 për qind e personave janë në mjekim shtëpiak”, theksoi Bërnabiq. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Protesta më e madhe në historinë e Hong Kongut, dy milionë njerëz i bashkohen kauzës Afër dy milionë njerëz kanë marrë pjesë në një protestë masive në Hong Kong …