Botë Protesta më e madhe në historinë e Hong Kongut, dy milionë njerëz i bashkohen kauzës Nga Wikiliks U postua 17/06/2019 1 Min e Lexuar 0 0 60 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Afër dy milionë njerëz kanë marrë pjesë në një protestë masive në Hong Kong kundër një ligji kontravers për ekstradim, thonë organizatorët. Nëse konfirmohet, kjo mund të jetë protesta më e madhe në historinë e Hong Kongut. Policia tha se kulmi i pjesëmarrësve ishte 338.000. Masa doli megjithëse projektligji që do të lejonte ekstradimin nga Hong Kongu në Kinën kontinentale u pezullua të shtunën. Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, të dielën kërkoi falje për propozimin e projektligjit. Shumë protestues, të cilët kanë frikë nga rritja e ndikimit kinez mbi Hong Kong, po i bëjnë thirrje asaj të japë dorëheqjen për trazirat. Ata gjithashtu po kërkojnë që ligji të hiqet, jo vetëm të pezullohet. “Marshimi i sotëm kishim pothuajse dy milionë njerëz”, u tha gazetarëve Jimmy Sham, nga grupi i protestave të Frontit për të Drejtat e Njeriut, të dielën mbrëma. Like 0
Thaçi fton shqiptarët në Mal të Zi për dalje masive në zgjedhjet e së dielës Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar shqiptarët në Mal të Zi, që gjatë …