Stil & Trend OBSH jep alarmin për rrezikun që paraqet konsumi i cigares elektronike Nga Wikiliks U postua 29/07/2019 2 Min e Lexuar 0 0 49 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Cigaret elektronike janë të dëmshme dhe duhen përmirësuar. Kështu deklaron Organizata Botërore e Shëndetësisë në një raport global për duhanin, duke shpjeguar se si e-cig janë të rrezikshme për shëndetin, pavarësisht se nuk kanë katran dhe gaz toksik dhe një sasi të vogël nikotine, në krahasim me cigaret normale e purot. Gjykimi i OBSH vjen pas disa studimeve që tregojnë shqetësimin e disa qeverive për një formë të re varësie. ‘Edhe nëse niveli i rrezikut nuk është përcaktuar në mënyrë definitive, e-Cig janë padyshim të dëmshme dhe duhen përmirësuar- thuhet në raport. Ndër të tjera nuk ka prova të mjaftueshme për të treguar që janë një ndihmë e madhe për të lënë duhanin. Pjesa më e madhe e atyre që i përdor tymon cigare tradicionale. OBSH nënvizon gjithashtu edhe për dizinformimin që kompanitë e duhanin japin për e-cig. Organizata Botërore e Shëndetësisë në raport thekson për një rritje të shërbimeve për ata që synojnë të ndalojnë pirjen e duhanit, të arritshme vetëm për 30% të popullsisë së botës. Pa ndihmë, vetëm 4% e përpjekjeve janë të suksesshme. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Në veri të Mitrovicës mbetet e tensionuar situata digjen disa vetura Disa vetura janë djegur sot në Mitrovicën e veriut gjatë operacionit të Policisë së …