Botë OKB-ja akuzon Izraelin për krime kundër njerëzimit gjatë protestave në Gaza Nga Wikiliks U postua 01/03/2019 3 Min e Lexuar 0 0 46 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Hetuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë deklaruar se Izraeli mund të ketë kryer krime kundër njerëzimit për shkak të sulmeve me armë zjarri ndaj personave të paarmatosur, përfshirë fëmijët, të cilët nuk kanë paraqitur kërcënim gjatë protestave masive në kufi me Gazan vitin e kaluar. Një komision hetues, i cili është themeluar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, raportoi se forcat izraelite i kanë vrarë 189 palestinezë dhe i kanë plagosur më shumë se nëntë mijë të tjerë. Në raportin me 25 faqe, i cili u publikua në Gjenevë të enjten, autoritetet e Izraelit akuzohen për mungesë të vullnetit për t’i ndjekur penalisht personat përgjegjës për këto vrasje. “Forcat izraelite të sigurisë kanë vrarë dhe kanë gjymtuar protestues palestinezë që nuk kanë paraqitur kërcënim të menjëhershëm për vdekje apo lëndim serioz të të njerëzve kur janë qëlluar me armë zjarri dhe as nuk kanë qenë pjesëmarrës aktivë në veprime armiqësore”, thuhet në këtë raport. Sidoqoftë, Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit përmes një deklarate e ka fajësuar Hamasin për dhunën e shkaktuar dhe e ka kundërshtuar raportin e Kombeve të Bashkuara, duke thënë se ai është shkruar nga tre individë që nuk i kuptojnë çështjet e sigurisë. “Hamasi i ka përdorur civilët në Gaza si mburojë për terroristët. Izraeli është përgjigjur me veprime të përmbajtura për ta mbrojtur popullatën tonë civile”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, shkruan “New York Times” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi: Serbia mbetet i vetmi shtet në rajon që e ndalon përdorimin e simbolit kombëtar Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka paraqitur sot flamurin kombëtar në Kuvendin e Serbisë. Kryetari …