Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Fillojnë përgatitjet e para me artistë nga Lugina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për projektin e ri “Teatri në edukim” Projekti “Teatri në edukim” që ideohet nga organizata “BeYond NGO” dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të zhvillohet në dy faza dhe do të zgjasë dy muaj. Në fazën e parë është paraparë të bëhet bashkëpunimi me 11 shkolla fillore të Komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës ku do të trajtohet tema e teatrit dhe fëmijëve u ofrohet mundësi që të shfaqin talentin e tyre duke organizuar shfaqje publike, shfaqje shkollore e festivale teatrore. Në kuadër të këtij projekti fëmijët do të informohen se si realizohet një shfaqje teatrale prej autorit e deri tek premiera. Ndërsa në fazën e dytë do të realizohet pjesa praktike, fëmijët do të luajnë rolet që ata dëshirojnë si aktor, regjisor, skenograf, kostumograf, ndriçues dhe tonist, e si përfundim do ta realizojnë një shfaqje bashkë me ekipin realizues, njoftojnë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
‘Në prag të katastrofës’: Lufta e Evropës me Covid Vala e dytë e koronavirusit në Evropë mori një kthesë dramatike për keq këtë …