Fillojnë përgatitjet e para me artistë nga Lugina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për projektin e ri “Teatri në edukim”

Projekti “Teatri në edukim” që ideohet nga organizata “BeYond NGO” dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të zhvillohet në dy faza dhe do të zgjasë dy muaj.

Në fazën e parë është paraparë të bëhet bashkëpunimi me 11 shkolla fillore të Komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës ku do të trajtohet tema e teatrit dhe fëmijëve u ofrohet mundësi që të shfaqin talentin e tyre duke organizuar shfaqje publike, shfaqje shkollore e festivale teatrore.

Në kuadër të këtij projekti fëmijët do të informohen se si realizohet një shfaqje teatrale prej autorit e deri tek premiera. Ndërsa në fazën e dytë do të realizohet pjesa praktike, fëmijët do të luajnë rolet që ata dëshirojnë si aktor, regjisor, skenograf, kostumograf, ndriçues dhe tonist, e si përfundim do ta realizojnë një shfaqje bashkë me ekipin realizues, njoftojnë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme