Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Beogradi e Prishtina duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve para zgjedhjeve në Serbi, të paralajmëruara për pranverën e vitit të ardhshëm, ka thënë zëvendësi i ndihmësit të sekretarit të shtetit të ShBA-ve Matthew Palmer. “Zgjedhjet në Serbi janë sigurisht në pranverën e ardhshme dhe është me rëndësi që bisedimet të vazhdojnë më parë, pasi që cikli zgjedhor i vështirëson ato”, ka thënë Palmer për programin e BBC-së në gjuhën serbe. Ai ka thënë se Kosova duhet t’i heqë taksat e vëna në mallin serb e të BeH-së dhe të vazhdojë dialogu. Palmer ka thënë se formati i bisedimeve sigurisht se nuk do të ndryshojë dhe se Uashingtoni në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në shtyerjen e takimit në Paris, duke thënë se “Amerika e mbështet këtë proces, ne nuk jemi pjesë e bisedimeve, por e mbështesim dialogun të cilit i prinë BE-ja që nga fillimi”. Palemer ka mohuar shkrimet e gazetave se Philip Reeker mund të përfshihet në dialog. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Olivia Culpo, femra më seksi e vitit Revista ndërkombëtare për meshkuj “Maxim” ka shpallur femrën më seksi për vitin 2019. Modelja …