Gazetat serbe shkruajnë se ‘një skandal i pafat’ ka ndodhur në Kosovë nga ‘rebelja’ nga serbia, Irina Jovanka.

Ata përshkruajnë se si reprezantuesja zyrtare e Serbisë në këtë garë bukurie që po zhvillohet në Kosovë, ka shokuar publikun dhe mediat shqiptare kur, duke ecur në pistë, ka bërë me duar simbolin  shqiptar të shqiponjës dhe ka qeshur, përcjell Gazeta Express.

Me injorancë, ata vazhdojnë duke e quajtur këtë një ‘lëvizje skandaloze’ që është bërë edhe më e rëndë kur mediat shqiptare e pyetën modelen pse e bëri shqiponjën dhe ajo e përsëri gjestin ‘pa keqardhje, duke thënë: “Është një formë respekti, është një gjë shumë normale për mua ta bëj”.

Gazeta serbe ‘Telegraf’ ka kontaktuar me organizatorët që kanë zgjedhur këtë Miss dhe ata kanë thënë se gjithashtu janë shokuar nga veprimet e saj.

Bukuroshja madje ka bërë fotografi ku shhet në mes të Miss-it nga Kosova dhe asaj nga Shqipëria. Finalja e këtij eventi do të mbahet më 28 korrik në Prizren.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme