Faqja Kryesore Botë Paralajmërohet luftë e rrezikshme në Azi, mbyllen shkollat dhe fiket interneti

Paralajmërohet luftë e rrezikshme në Azi, mbyllen shkollat dhe fiket interneti

3 Min e Lexuar
0
0
46

Tensioni midis Indisë dhe Pakistanit po arrin pikën më të nxehtë. Mediat ndërkombëtare raportojnë për shkëmbim zjarri në kufirin midis dy shteteve, që pason ndërprerjen e marrdhënieve diplomatike.

Nju Delhi vendosi të hënën që të anulonte Artikullin 370 në Kushtetutën e saj, që njihte autonominë e rajonit të Kashmirit. Vendimi u pasua me protesta të shumta në rrugët e rajonit dhe Qeveria federale mori vendim për mbylljen e shumë shkollave, fikjen e internetit dhe ndërprerjen e valëve për telefonat.

Kjo i ka vendosur 12 milionë banorët e Kashmirit në izolim total.

Rajoni i Kashmirit është ndarë në dy pjesë që prej vitit 1947 midis Pakistanit dhe Indisë, të cilat e pretendojnë të gjithin. Tre luftëra të mëdha janë zhvilluar midis dy shteteve, ndërkohë që provokimet nuk kanë ndaluar asnjëherë duke e shndërruar Kashmirin në zonën më të militarizuar të botës.

Me anulimin e artikullit 370, administrimi i Kashmirit do të kalojë nën administrimin e Qeverisë federale indiane dhe ligjet e miratuara në Parlament nuk do duhet të kalojnë në asamblenë rajonale për të hyrë në fuqi. Gjithashtu, ky vendim i hap rrugë qytetarëve të tjerë indianë që të blejnë toka në Kashmir dhe të vendosen aty, përcjell TCH.

Pakistani ka reaguar ashpër pas vendimit të Indisë duke dëbuar ambasadorin dhe duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike. Islamabadi ka njoftuar se edhe hapësira ajrore do të mbyllet për avionët indianë.

Pakistani dhe India janë të dy shtete me armë nukleare dhe një konflikt total midis tyre mund të sjellë pasoja të rënda për të gjithë rajonin.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë