Parashkollorët e çerdhes “Gëzimi ynë” në Bujanoc sot kanë festuar “Ditën e Pranverës” me këngë e valle.

Sheshi i qytetit të Bujanocit ishte mbushur me fëmijë të cilët vizatuan kënduan dhe vallëzuan sëbashku të stolisur me lule dhe tullumbace i dhan shumë gjallëri këtij sheshi.

Sipas edukatores Albena Mustafa ky aktivitet është organizuar nga çerdhja “Gëzimi Ynë” për nderë të festës së Pranverës.

Stina e pranverës është stina më e preferuar e fëmijëve të cilët i gëzohen shumë natyrës gjelbërimit motit të ngrohtë dhe larmisë së luleve e cila fillon pikërisht më 21 mars.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme