Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në regjistrimin e popullsisë në Serbi i cili pritet të zhvillohet nga data 1 tetor – 30 tetor, do të marrin pjesë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, pasi që, të gjitha partitë politike shqiptare në Luginë, kanë nënshkruar dekleratën e përbashkët për pjesëmnarrje. Kjo dekleratë u nënshkrua sot në ambientet e Komunës së Bujanocit nga përfaqësuesit e Partisë për Veprim Demokratik, Partisë Demokratike, Lëvizjes së Progresit Demokratik, Alternativës për Ndryshim, Lëvizjes për Reforma dhe Unionit Demokratik Shqiptar, ndërsa pritet të nënshkruhet gjatë ditës edhe nga zyrtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar, dhe Partisë Demokratike Shqiptare. Në një prononcim për media, pas nënshkrimit të dekleratës, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, ku ka treguar që tashmë në Komunën e Bujanocit, do të jenë 13 instruktorë, nga ata shtatë shqiptarë, pesë serbë dhe një romë, derisa Bujanoci do të ketë 90 regjistrues. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rritet numri i viktimave nga të shtënat në Teksas Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy në moshë madhore kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore …