Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Arjen Robben ia ka ofruar shërbimet e tij Lazios si transferim i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Bayern Munichun. 35-vjeçari do të jetë futbollist i lirë pas 30 qershorit, duke e mbyllur kështu një dekadë të kaluar te gjiganti bavarez. Në të kaluarën ai kishte luajtur për PSV Eindhovenin, Chelsean dhe Real Madridin. “Calciomercato” raporton se përfaqësuesit e Robbenit kanë kontaktuar me Lazion për t’i thënë se ai është i interesuar që të jetë pjesë e klubit në edicionin e ardhshëm. Robben është paraqitur në 19 ndeshje për Bayern Munichun në edicionin që sapo e lamë pas, duke shënuar 6 gola dhe duke kontribuar me 2 asistime. Like 0