Arjen Robben ia ka ofruar shërbimet e tij Lazios si transferim i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Bayern Munichun.

35-vjeçari do të jetë futbollist i lirë pas 30 qershorit, duke e mbyllur kështu një dekadë të kaluar te gjiganti bavarez.

Në të kaluarën ai kishte luajtur për PSV Eindhovenin, Chelsean dhe Real Madridin.

“Calciomercato” raporton se përfaqësuesit e Robbenit kanë kontaktuar me Lazion për t’i thënë se ai është i interesuar që të jetë pjesë e klubit në edicionin e ardhshëm.

Robben është paraqitur në 19 ndeshje për Bayern Munichun në edicionin që sapo e lamë pas, duke shënuar 6 gola dhe duke kontribuar me 2 asistime.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport