Botë Pas Mbylljes së Konsullatës RUSE në Siatëll -çfarë fshihet pas sajë ? Nga Wikiliks U postua 28/03/2018 3 Min e Lexuar 0 0 71 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Turmp kishte dy arsye të forta përse e ka zgjedhur pikërisht këtë konsullatë në bregun perëndimor të SHBA. Administrata e Trump-it të hënën ka vendosur t’i dëbojë 60 diplomatë rus nga Nju Jorku dhe Uashingtoni dhe ta mbyllë konsullatën ruse në Siatëll, dhe gjithë këtë për shkak të helmimit të agjentit rus Sergei Skripalj. Autoritetet amerikane konsiderojnë se kjo konsullatë ishte stacioni kyç për aktivitetet e inteligjencës ruse. Televizioni amerikan CNBS ka publikuar disa detaje interesante në lidhje me konsullatën në Siatëll. Ajo thekson se më pak se 48 kilometra larg konsullatës gjendet arsenali më i madh i armatimit nuklear në Shtetet e Bashkuara. Shtëpia e Bardhë në arsyetimin për këtë veprim ka theksuar se konsullata gjendet shumë afër bazës së nëndetëseve Kitsap-Bangor dhe Boingut, prodhuesit më të madh botëror të aeroplanëve, kapacitetet më të mëdha të cilit gjenden në Everet afër Siatëllit, transmeton Insajderi.com. Në pyetje të gazetarëve a e kanë spiunuar rusët bazën e nëndetëseve, sqarimi zyrtar ishte paksa i paqartë. “Një vendim i tillë i Shtëpisë së Bardhë nuk është marrë për shkak të tentimit të mbledhjes së të dhënave nga ana e autoriteteve ruse. Fjala është për pikëpamjen gjithëpërfshirëse për aftësinë e mbledhjes së informatave të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, ndërsa konsullata në Siatëll është lokacion me rëndësi të veçantë”, pretendon një zyrtar anonim.Ekspertët besojnë se baza e nëndetëseve Kitsap-Bangor fshehë koncentrimin më të madh të armatimit bërthamorë në SHBA, nëse jo edhe në botë, shkruan CNBS. Një prej arsyeve përse Shtëpia e Bardhë vendosi për një veprim të tillë është edhe dëshira e Rusisë ta spiunojë teknologjinë amerikane brenda Boingut, prodhuesit më të madh të aeroplanëve. Boing ka lidhje të forta tregtare me Rusinë, që përfshinë edhe eksportin e titanit për aeroplanët tyre të udhëtarëve./Insajderi.com. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
QEVERIA GJERMANE E PRERË: S’KA NDRYSHIM KUFIJSH NË BALLKAN Qeveria e Gjermanisë nuk e ka ndryshuar qëndrimin në lidhje me mosndryshimin e kufijve …