Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Tre krerët e institucioneve kryesore të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, pritet që më 1 korrik të marrin pjesë në takimin e Parisit, të thirrur nga presidenti francez Emmanuel Macron. Meqë ky takim do t’i bëjë bashkë palën kosovare dhe atë serbe, pjesëmarrës pritet të jenë edhe dy bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. Teksa ka folur rreth takimit të Parisit, kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila ka thënë se koordinimi i vetëm që mund ta bëjnë liderët institucionalë është për të udhëtuar bashkërisht. “Pala kosovare nuk e ka idenë në raport me dialogun dhe të ardhmen e tij. Kanë treguar që krejt çka mund të koordinohen është të udhëtojnë së bashku dhe pastaj të krijojnë skandale kudo që shkojnë”, ka deklaruar ajo. Pala kosovare sipas saj ende është e çakorduar në mes vete, shkruan Gazeta “zëri”. Madje ajo ka konsideruar se takimet në Prishtinë kanë treguar se nuk japin ndonjë rezultat për performancën e tyre kur dalin jashtë vendit. “Ndaj nuk kam ndonjë shpresë se do të arrihet diçka e jashtëzakonshme me të njëjtit pjesëmarrës, të cilët e kanë dështuar Berlinin, po besoj që prapë do të gjejnë mënyra dhe forma për ta dështuar edhe Parisin”, ka nënvizuar Kusari-Lila. Koalicioni qeverisës sipas saj nuk ka funksionuar me një zë prejse është formuar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vendos Qeveria e Kosovës , mërgimtarëve u paguhen polisat e sigurimit Edhe këtë verë, mërgimtarët që vijnë për pushime në atdhe nuk do të paguajnë …