Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nëpërmjet një paraqitje për media, kryetari i Partisë Demokratike në Bujanoc ka konfirmuar pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhjet për këshillat nacionale të 4 nëntorit. “Sot kryesia e Partisë Demokratike morri vendim në mënyrë unanime, që Partia Demokratike, të marrë pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar të parapara për 4 nëntor” – deklaroi Arifi. “Ajo që duhet t’i tregojmë simpatizantëve të Partisë Demokratike, se lista e jonë do të quhet ‘Partia Demokratike – Nagip Arifi’ me bartës të listës zotin Sali Salihu, njëherit kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar” – njoftoi Arifi. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Nga ana tjetër tashmë kandidati zyrtar për kryetar të KKSH-së nga rradhët e Partisë Demokratike, Sali Salihu, deklaroi se: “gjatë mbledhjes së kryesisë dhe pas shumë propozimeve, mua, Sali Salihu m’u është dhënë përgjegjësia dhe privilegji që të jem bartës dhe kandidat për kryetar të KKSH-së” – u shpreh Salihu. Kjo është hera e dytë që PD, do të marrë pjesë në zgjedhjet për KKSH. Në zgjedhjet e vitit 2014-të, ky subjekt politik bartës të listës caktoi Arbër Pajazitin, ish kryetar të FR PD-së, tashmë kryetar i degës së APN-së në Bujanoc. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Qeveria e Kosovës ndanë 50 mijë euro për KKSH-ën Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi vendimi e Qeverisë së Kosovës për ndarjen …