Faqja Kryesore Kronika e Zezë POLICIA JEP DETAJE PËR ZHDUKJEN E 22-VJEÇARES NGA SKENDERAJ

POLICIA JEP DETAJE PËR ZHDUKJEN E 22-VJEÇARES NGA SKENDERAJ

1 Min e Lexuar
0
0
154

Më datë 28.09.2018, në polici është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin A.D, femër , 22 vjeç shtetase e Republikës së Kosovës.

Që nga dita  e raportimit  policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e viktimës, thuhet në njoftimin e policisë.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, është konstatuar se personi në fjalë,  në mënyrë të rregullt ka kaluar në një shtet fqinjë të Republikës së Kosovës, nga ku pala ka kontaktuar me familjarët e saj.

Përveç familjarëve të viktimës me të cilët jemi në kontakt për zhvillimet rreth rastit, ne si polici zyrtarisht kemi  njoftuar edhe institucionet e shtetit fqinjë dhe bashkërisht jemi duke punuar për identifikimin e vendndodhjes së viktimës si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Kronika e Zezë