Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Njësoj sikur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 edhe këtë vit lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të synojë postin e kryeministrit. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i tij si shef i ekzekutivit, PDK do të ketë kandidat Kadri Veselin për kryeministër të Kosovës. Kështu ka theksuar nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti për Telegrafin. “Çështja e zgjedhjeve të parakohshme është një e mirë që të gjitha partitë janë pajtuar që të ndodhin. Ndërkaq që para zgjedhjeve të parakohshme, Partia Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur kandidatin e saj për kryeministër. Në këtë drejtim, PDK e ka liderin e saj për kryeministër të Kosovës”, ka potencuar Hoti. Duke folur për procesin e zgjedhjeve të parakohshme, Hoti tha PDK i jep kuptim vendimmarrjes në shtet-formësimin e Kosovës. “PDK deshëm apo nuk deshëm të pranojmë ne apo kundërshtarët politikë PDK është kërthiza e vendimmarrjes së skenës politike në Kosovë. Kjo nuk do të thotë se ne jemi të pagabueshëm se ne jemi gjithmonë më të mirët por kjo do të thotë se PDK i jep kuptim vendimmarrjes në shtet-formësimin e Kosovës. PDK i jep kuptim zhvillimit ekonomik të Kosovës, PDK i fuqizon edhe të tjerët duke i marrë ndonjëherë me vete e duke iu dhënë poste”, ka thënë ai gjatë deklaratës së dhënë Telegrafit. Nënkryetari Hoti në fund tha se ” PDK është prindër që kujdeset për fëmijët e vetë, në këtë rast për partitë tjera”. Ndërkohë, shpërndarja e Kuvendit të Kosovës pritet të ndodhë më 22 gusht. Vendimi për shpërndarjen e Kuvendit është marrë gjatë ditës së djeshme pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. “Shpërndarja e Kuvendit i jep mundësi Presidenti automatikisht që të caktojë datën e zgjedhjeve. E kam thënë me bindje të plotë, edhe sot e them, se e vetmja zgjidhje janë qytetarët e vendit tonë, dhe janë zgjedhjet. Ato nuk janë vetëm opsion apo alternativë, por vendim i duhur për qytetarët. Me këtë vendim kemi treguar dinjitet para qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli gjatë ditës së djeshme. Theksojmë se, zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, shkak për të cilën u bë thirrja e Gjykatës Speciale për intervistim. Haradinaj, kishte thënë se në Hagë do të paraqitet si qytetar i thjeshtë dhe jo si kryeministër i Kosovës. “Qeveritë dhe pushtet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci, nderi i kryeministrit dhe i shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë shkoj si Ramush Haradinaj, i dal përballë shpifësve ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar”, kishte deklaruar ai. Intervistimi i Haradinajt nga Prokuroria Speciale në Hagë është bërë më 24 korrik Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Dyzetë persona të vdekur nga sulmet në dy xhami Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka thënë se 40 persona kanë vdekur …