Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka propozuar Philip S. Kosnett, ambasador në Republikën e Kosovës. Kosnett, aktualisht i ngarkuar me punë të përkohshme në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ka punuar në tetë misione të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit. Diplomati amerikan është emëruar në këtë post nga kreu i shtetit amerikan, por i nevojitet miratimi nga Senati. Pjesa më e madhe e karrierës së Kosnett ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik. Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë bëhet e ditur se Kosnett është diplomuar në Universitetin e Harvardit. Ai flet turqisht, holandisht, japonisht dhe rusisht. /Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Weber: Minishengeni Ramës i duhet për vete, ai s’është i denjë t’i mbrojë interesat e Kosovës Ideja për krijimin e një minishengeni ballkanik i ka vendosur Edi Ramën dhe Shqipërinë …