Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka propozuar Philip S. Kosnett, ambasador në Republikën e Kosovës. Kosnett, aktualisht i ngarkuar me punë të përkohshme në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ka punuar në tetë misione të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit. Diplomati amerikan është emëruar në këtë post nga kreu i shtetit amerikan, por i nevojitet miratimi nga Senati. Pjesa më e madhe e karrierës së Kosnett ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik. Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë bëhet e ditur se Kosnett është diplomuar në Universitetin e Harvardit. Ai flet turqisht, holandisht, japonisht dhe rusisht. /Telegrafi/ Like 0
Kryetari i Gjilanit priti në takim përfaqësuesit e pushtetit në Bujanoc dhe të KNSH-së Kryetari i komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka pritur gjatë vikendit në kabinetin e …