Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një nga temat kryesore të diskutimit të presidentit francez, Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Beograd, do të jetë Kosova. Kjo për shkak se ai dëshiroj të ndihmoj për ta zgjidhur këtë çështje, pasi së fundi dështoi edhe Samiti i Parisit, shkruan mediumi francez ‘Frans 24’. Loran Rui një gazetar francez, ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë vendosur që të përfshihen në çështjen Kosovë-Serbi Sipas tij, Franca asnjëherë nuk ka pushuar të jetë e interesuar për Ballkanin dhe Serbinë. “Vizita e Macron në Serbi, e vërteton se interesi është rritur edhe më shumë. Edhe mua më duket se Franca shihet si një vend qendror në rajon dhe është e interesuar që Ballkani të bashkohet me BE-në, pavarësisht faktit se Macron tha se problemet duhet të zgjidhen në Bruksel dhe se kjo e zgjatë pritjen e anëtarëve të rinj”. Rui theksoi se politika e Francës, e cila e konsideron Ballkanin dhe Serbinë si pjesë të Evropës dhe dëshiron integrimin e tyre në BE, nuk ka ndryshuar. Sipas tij, Macron dëshiroi të vizitonte Serbinë në dhjetor të vitit të kaluar, por u pengua nga protestat në Francë. Ai shtoi se Macron, do të qëndroj dy ditë në Serbi, ku do të ketë bisedime të shumta dypalëshe dhe do të nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik. Vlen të theksohet se ditë më parë, mediat në Serbi duke raportuar rreth vizitës së Macronit, thanë se Franca ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës dhe po e mbanë anën e shtetit të tyre. Por, një gjë e tillë u mohua nga Qeveria e Kosovës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mbahet kuvendi i Dytë i Alternativës për Ndryshim Duke rrespekatuar masat e Covid 19 si distanca sociale, maskat etj është mbajtur sot …