Botë Plani i qeverisë gjermane: Të gjitha shkollat dhe dyqanet rihapen këtë muaj Nga Wikiliks U postua 06/05/2020 2 Min e Lexuar 0 0 38 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sipas një drafti të marrëveshjes mes kancelares Angela Merkel dhe udhëheqësve rajonalë, Gjermania do t’i rihapë të gjitha shkollat dhe dyqanet para fundit të majit. Përpos tyre, është planifikuar edhe rifillimi i ndeshjeve të futbollit në Bundesliga. Në bazë të këtij drafti, ndeshjet e futbollit mund të luhen nga 21 maji, duke ua mundësuar lojtarëve izolimin për dy javë para ndeshjeve të para, shkruan “Daily Mail”. Dyqanet do të rihapeshin në tërë vendin, ndërsa qeveritë rajonale do të vendosin veç e veç për orarin e rihapjes së bareve, restoranteve, hoteleve, kinemave dhe universiteteve. Shkollat pritet të rihapen plotësisht para fundit të këtij muaji pasi zyrtarët thanë se largimi fillestar i masave kufizuese më 30 prill nuk ka shkaktuar rritje të rasteve të virusit. Kancelarja Merkel do të diskutojë prapë me udhëheqësit e 16 rajoneve të mërkurën për largimin e masave pasi numri i infektimeve qëndroi nën numrin një mijë për të pestën ditë me radhë. Ajo ka bërë thirrje për kujdes në lidhje me rihapjen e lokaleve, por është ndodhur nën trysni pasi disa rajone morën vendime të njëanshme për riaktivizimin e ekonomisë. Gjermania të mërkurën i shënoi 947 raste të reja të koronavirusit dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 164,807 persona. Gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 165 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 6,996. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Reka triumfon në komunat shqiptare, Pendarovski e Siljanovska në balotazh Gara zgjedhore për president të Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së djeshme u përmbyll …