Botë Policia spanjolle sekuestron 2 mijë kilogramë kokainë nga një nëndetëse Nga Wikiliks U postua 25/11/2019 2 Min e Lexuar 0 0 29 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një nëndetëse e mbushur me më shumë se dy mijë kilogramë kokainë është sekuestruar nga policia spanjolle. Autoritetet njoftuan se dy persona janë arrestuar pasi nëndetësja u ndal në një pjesë të bregdetit në rajonin veriperëndimor të Galicia-s. Një person tjetër ka arritur të ikë, ndërsa besohet se të tre të dyshuarit janë nga Ekuadori. Mediet spanjolle raportuan se kjo nëndetëse ka ardhur nga Kolumbia dhe policia po mundohet të marrë vesh nëse ky mjet lundrimi është ngarkuar me drogë në këtë shtet apo në ndonjë vend tjetër. Në të kaluarën, nëndetëset janë përdorur nga bandit e drogës për të kontrabanduar drogë nga Amerikan Latine drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndonëse një rast i ngjashëm ishte shënuar në këtë rajon në vitin 2006, kjo mënyrë e transportimit të drogës po vlerësohet si mjaft e re në Evropë. Kokaina është një ndër llojet më të shtrenjta të drogës, ndërsa vendet e Amerikës Jugore janë të njohura për bandat e fuqishme të substancave narkotike, shkruan “BBC” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Turqia urdhëron forcat komando: Gati për luftë me Greqinë! Autoritetet më të larta ushtarake kanë urdhëruar forcat komando detare që të qendrojnë në …