Botë Politikanja më ‘cool’, nga DJ e diskotekave në kryeministre të Zelandës së Re Nga Wikiliks U postua 21/03/2019 4 Min e Lexuar 0 0 77 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ajo është liderja më e re femër në botë, duke qeverisur në Zelandën e Re si kryeministre, në moshën 37 vjeçare. Por përpara sigurimit të punës së lartë të vendit, Jacinda Ardern kishte një jetë tjetër … në skenë – një kontrast të zjarrtë me detyrat e saj politike. Kryeministrja e Zelandës së Re dikur ishte DJ, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi. Kryeministrja më e re e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, kishte punuar sikur si DJ (Foto: Fiona Goodall/Getty Images/Guliver) Ajo e ushtroi këtë profesion duke lëshuar muzikë në disk për 45 minuta në festivalin e muzikës “Laneway” të Aucklandit, në vitin 2014. Që kur u bë udhëheqëse e Partisë Laburiste, profili i saj në Instagram ndryshoi, duke u shndërruar në një grua të drejtuar nga karriera e cila është në një mision për t’i dhënë fund varfërisë së fëmijëve. Mirëpo dashuria e saj për muzikë është prezente edhe në ditët e sotme te Jacinda. Jacinda Ardern gjithmonë e ka dashur muzikën (Foto: Fiona Goodall/Getty Images/Guliver) “Për vite me radhë, Ardern punonte DJ në kohën e saj të lirë”, tha redaktori i përmbajtjes digjitale, Marie Claire Isabelle Truman. Duke folur me dashuri për udhëheqësen femër, zonja Truman zbuloi se ajo ka qenë mike me Zonjën Ardern që nga takimi i saj në vitin 2014. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern (Foto: Mark Tantrum/Getty Images/Guliver) “Ajo është ende e njëjta grua e vërtetë, e sjellshme dhe tepër e mençur që e kam njohur gjithmonë. Ende një mike e mirë”, tha zonja Truman në intervistën e fundit. Kryeministrja Ardern u lind në një familje të devotshme, por la besimin në të 20-at e saj të hershme, duke qenë se binte në kontrast me pranimin e martesës së personave me partnerë të së njëjtës gjini. Jacinda Ardern (Foto: Phil Walter/Getty Images/Guliver) Dhe duket se gjithmonë ka pasur interes në politikë. Zonja Ardern përdorte fushatën në zgjedhjet e shkollës së mesme – duke i bërë thirrje shkollës që të lejonte vajzat të vishnin pantallona. Në moshën 17 vjeçare, ajo filloi vullnetarizmin për Partinë Laburiste – duke trokitur dhe shpërndarë fletushka. Kështu ajo u bë deputetja më e re e Zelandës së Re në vitin 2008. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, Thaçi dhe Vuçiq takohen më 24 qershor në Bruksel Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen …