Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Portugalia është futur në histori të Ligës së Kombeve, pasi është bërë kombëtarja e parë që e fiton trofeun e garës më të re të UEFA-s. Portugezët e kanë mposhtur në finale Holandën me rezultat minimal 1-0 në stadiumin Do Dragao, ndërsa goli i vetëm u shënua në pjesën e dytë. Pjesa e parë ishte më e baraspeshuar, pasi të dyja skuadrat u treguan më të kujdesshme, por që në të dytën ishte një tjetër skenar. Portugalia e filloi më furishëm pjesën e dytë, duke arritur që ta shënojë golin e fitores në minutën e 60-të me anë të Goncalo Guedes, që pranoi një asistim nga Bernardo Silva. Holanda tentoi në minutat e fundit që ta barazonte rezultatin, mirëpo portugezët u treguan më të kujdesshëm në mbrojtje, duke mos lënë edhe shumë hapësira. Portugalia arriti të kualifikohej në finalen e Ligë së Kombeve, duke e eliminuar Zvicrën me tre golat e Cristiano Ronaldos, ndërsa sot (9 qershor) i mposhtën Tulipanët në finale. Por, me triumfin e portugezëve në garën më të re në Evropë, nuk do të thotë se ata janë kualifikuar në Kampionatin Evropian (Euro 2020), por vetëm e kanë fituar Ligën e Kombeve. Portugalia u tregua skuadër më kërkuese në Nations League dhe kjo u vërtetua dhe në gjysmëfinale, ku e mposhti 3-1 Zvicrën me het-trik të Cristiano Ronaldos. Like 0
Portugalia u tregua skuadër më kërkuese në Nations League dhe kjo u vërtetua dhe në gjysmëfinale, ku e mposhti 3-1 Zvicrën me het-trik të Cristiano Ronaldos.