Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për taksën prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës ka vënë ndaj mallrave nga vendi i tij, në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork, e cila është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës. Vuçiq ka thënë se Kosova ka vendosur këtë taksë ndaj Serbisë “në kundërshtim me CEFTA-n dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”. “Fillimisht ishte 10 për qind. Por, kur e panë që audienca shqiptare reagoi mirë ndaj asaj mase, e rritën atë tarifë në 100 për qind”, është shprehur ai në KS të OKB-së. “Kanë ndalur, kanë mbytur çdo lloj tregtie mes Serbisë dhe Kosovës”, ka deklaruar presidenti serb. Vuçiq ka thënë se Qeveria e Kosovës “ka vënë në rrezik një komunitet të tërë serb në Kosovë, sepse tregtia është e vetmja mënyrë për ta për të fituar para, për të mbijetuar, për të marrë barna e ilaçe në spitalet e udhëhequra nga Serbia”. Duke u paraqitur si viktimë, Vuçiq ka thënë se Kosova “ka shkelur, ka rrënuar marrëveshjet” që Bashkimi Evropian i ka ndërmjetësuar mes dy vendeve. “Në shekullin 21, një vend ndalon, pengon rrjedhën e lirë të mallrave, sepse nuk i ka pëlqyer vendimi politik nga ana tjetër”, është shprehur ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi: z.Brnabiq a është ose jo e pavarur Kosova, ju e dini më së miri – Juve dhe ministrave Tuaj i nevojitet leje e veçantë për t’a vizituar Kosovën Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbis Shaip Kamberi në fjalimin e tijë sod në …