Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, është takuar me përfaqësues serbë nga Kosova, në krye me liderin e Listës Srpska dhe të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, është takuar me përfaqësues serbë nga Kosova, në krye me liderin e Listës Srpska dhe të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.
Në takimin ku, sipas Televizionit publik serb, morën pjesë 130 veta, prezent ishte edhe i ashtuquajturi drejtori i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, transmeton Gazeta Express.
Mediat serbe raportojnë se në takim u fol për formimin e një sekretariati të Përgjithshëm të presidentit.
Në adresimin e tij, Vuçiq ka thënë se ditëve në vijim do të flasë me Qeverinë e Serbinë ‘për mesazhet’, që së fundmi Bashkimi Evropian i ka dërguar shtetit serb rreth çështjes së Kosovës dhe integrimit evropian.
Ai ka përmendur edhe një herë emërimin e Dijana Zhiviq si ministre e Bujqësisë nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se kryeministri Ramush Haradinaj po zgjedh ‘serbë privatë’, ndërsa po injoron serbët e Listës Srspka që hyn në Kuvendin e Kosovës me shumicë absolute