Para fillimit të fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte nisur ta proklamonte idenë e korrigjimit të kufirit me shtetin fqinj. Mirëpo, kjo ide e tij kishte hasur në kundërshtim të ashpër si në Kosovë, ashtu edhe në disa prej vendeve të fuqishme të botës. Por ditët e fundit zyrtarët e BE-së edhe një herë kanë bërë të ditur se nuk përjashtojnë mundësinë që në kuadër të fazës përmbyllëse të negociatave Kosovë – Serbi të ketë edhe lëvizje të kufijve

Megjithëkëtë, ndërmjetësuesja e dialogut Frederica Mogherini ka thënë se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet mes dy vendeve nuk guxon të mbështetet në vija etnike.

Një deklaratë të tillë e ka kundërshtuar ashpër kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka vlerësuar se Mogherini është duke e mbytur procesin e dialogut, shkruan Zëri.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se ndërkombëtarisht forcat për ndryshim të kufijve janë më të mëdha sesa forcat që janë të rreshtuara kundër këtij opsioni.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme